Rudiger dhe Alaba drejt largimit nga Real Madridi

29 korrik 2025 | 13:42

Real Madridi po përgatit një rinovim të thellë në mbrojtje dhe Antonio Rudiger (32-vjeçar) dhe David Alaba (33-vjeçar) janë në prag të largimit.

Të dy mbërritën me parametra zero, por tashmë konsiderohen “të amortizuar”. Klubi nuk ka nisur bisedime për rinovim, dhe nëse ndodh, do të jetë vetëm për një vit. Situata më delikate është ajo e Alabas, që paguhet 10.5 milionë euro në sezon dhe refuzon të largohet pa përfunduar kontratën. Rudiger, ndonëse kontribuoi shumë sezonin e fundit, është pjesë e listës së largimeve për shkak të rinovimit të mbrojtjes me emra si Huijsen, Asencio, dhe rikthimi i Militaos. Reali po synon të transferojë edhe njërin nga dy mbrojtësit që luajnë në Angli: Saliba ose Konate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë operacionin e…