Rudiger: Nuk e kafshova Pogban

17 qershor 2021 | 11:52

Mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, Antonio Rudiger ka mohuar se ka kafshuar Paul Pogban gjatë ndeshjes Francë-Gjermani.

Rudiger ka thënë se duket që e ka kafshuar, por nuk është e vërtetë.

“Nuk duhej të afrohesha me gojën të shpina e tij, nuk ka dyshime për të. Duket fatkeqësisht. Paul dhe unë kemi biseduar si shokë pas fishkëllimës finale”, ka thënë Rudiger.

Ndërkohë, edhe Pogba ka thënë se çdo problem me gjermanin është sqaruar dhe shpreson që ky i fundit të mos suspendohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të takimeve zyrtare me udhëheqës të institucioneve të…