Rufki Suma kandidon për kryetar të Hanit të Elezit: Mos i fyeni kandidatët, votoni sipas bindjes tuaj

12 gusht 2025 | 15:30

Ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka njoftuar se ka vendosur t’i hyjë garës për ta udhëhequr komunën jugore të vendit si kandidat i pavarur.

Ai ka thënë se paraprakisht ka pranuar një listë me mbi 1200 nënshkrime të qytetarëve që ia kërkuan këtë.

“Të nderuar qytetarë të Hanit të Elezit, pas pranimit nga ana e juaj të listës me mbi 1200 nënshkrimeve për kandidimin tim për kryetar të komunës së Hanit të Elezit si kandidat i pavarur dhe pas certifikimit nga ana e KQZ-së, nën moton: ‘Gjithnjë në shërbim të popullit”, unë kam vendosur t’i hyjë garës për kryetar të komunës së Hanit të Elezit që do të mbahen me 12 tetor të këtij viti”.

“Ashtu sikurse mandatet e kaluara që bashkarishtë me ju dhe donatorët vendorë dhe ndërkombëtarë që realizuam projektet e shumta në interesin tuaj, ashtu edhe në të ardhmen, me ndihmën e Zotit dhe donatorëve si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë, bashkarisht me ju do të realizojmë projektet që do të përcaktohen nga ana e juaj nëpër debatet publike”, ka shkruar Suma në “Facebook”.

Suma ka lutur qytetarët që të mos etiketojnë apo fyejnë kandidatët për kryetarë apo ata për këshilltarë të Kuvendit Komunal të Hanit të Elezit.

“Ju duhet të votoni vetë sipas bindjes tuaj të lirë, pa ndikim e pa presion nga askush, votoni ata që ju mendoni se është më i miri dhe punon për interesin e komunës suaj”, ka shkruar Suma.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Rufki Suma ka humbur përballë Mehmet Ballazhit të Partisë Demokratike të Kosovës, i cili ishte zgjedhur kryetar i Hanit të Elezit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputeti kroat dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino…