Rugova kërkon mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

22 shkurt 2021 | 11:46

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka bërë me dije se kjo parti duhet të thërras mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për të diskutuar dhe marr vendime për hapat që duhet të ndërmerren.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur se pse nuk po thirret një mbledhje e këtij organi, duke shtuar se një gjë e tillë po i pengon lidershipit të LDK-së., raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Rugovës:

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot është organi i vetëm me legjitimitetin e plotë të diskutojë dhe të marrë vendime për hapat e domosdoshëm që duhet t’i marrim sot. Pse nuk po ftohet mbledhja e këshillit? Kujt po i pengon debati i brendshëm? Normal, vetëm atyre që për të mbrojtur interesat e veta nuk e kanë dert edhe nëse na sjellin në 5%.

p.s

Pandemia nuk është justifikim, sepse gjatë fushatës askush nuk e ka lodh kokën për atë punë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas aksidentit të regjistruar në Denver, agjencia ajrore amerikane ka…