
Rugova, Mustafës: Ne do të ecim përpara, por pa ju
Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, i ka reaguar kryetarin në dorëheqje të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka treguar arsyen e dorëheqjes së tij dhe humbjes së LDK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rugova ka shkruar se kur nuk ka çka flet Mustafa, më mirë është të mos flas fare.
Sipas tij, me këto qëndrime Mustafa vetëm sa po i demotivon njerëzit edhe më shumë.
“E lexova reagimin e Kryetarit të dorëhequr. Mua mu duk sikur ishte penduar që kishte dhënë dorëheqje. Shumë keq! Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare, sepse vetëm sa i demotivon njerëzit edhe më shumë. Aman, na kurseni prej apologjive tuaja. Koha e përrallave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marr fund. Ne do të ecim përpara, por pa ju!”, ka shkruar Rugova.