Rukiqi: Dëmet ekonomike në vend, 10 milionë euro në ditë

30 mars 2020 | 11:03

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, deklaroi sot se 10 milionë euro janë dëmet ditore në vend për shkak të situatës me koronavirus.

“Kjo është jashtëzakonisht shumë për ekonominë tonë. Nëse zgjat 3 muaj, dëmet në ekonominë e vendit mbërrijnë 1 miliard euro dëme”, tha ai.

Rukiqi përmendi se ka rënie të qarkullimit deri në 20 % në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi…