Rukiqi kritikon inspektorët për qasjen e tyre ndaj qytetarëve
                09 gusht 2019
                |  14:39
            
        Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka kritikuar inspektorët në Prishtinë për qasjen e tyre ndaj qytetarëve.
Rukiqi në një shkrim të bërë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ka shkruar këto ditë ka qenë dëshmitar kur ka ndodh një inspektim sanitar në një lokal në Prishtinë.
Ai ka thënë se qasja e inspektorëve gjatë inspektimeve ka qenë patronizuese.
“Aspak profesional. Inspektori dhe secili zyrtar nuk duhet të ushtrojnë autoritet me ngritje zëri dhe kërcënime për gjoba. Inspektori/zyrtari që bërtet e kërcënon dhe me stil kauboji janë model i të kaluarës, e jo i një shteti modern”, ka shkruar Rukiqi.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        