Rukiqi: Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike duhet të kalojë këtë javë, ndryshe e humb kuptimin

30 nëntor 2020 | 11:16

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se nëse këtë javë nuk kalon Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, atëherë e humb kuptimin.

Rukiqi ka thënë se në projektligj duhet të përfshihen të gjitha idetë.

“Kemi dëgjuar mjaft ekspertizë, argumente dhe propozime të cilat mund ta pasurojnë Ligjin për Rimëkëmbjen, përfshirë propozimet shumë përmbajtjesore nga përfaqësuesit e bizneseve, partitë politike në pozitë dhe opozitë, ekspertet dhe institutet e ndryshme”, ka shkruar Rukiqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas tij, projektligji nuk krijon mrekulli ekonomike, por krijon bazë për ta rikthyer besimin e humbur tek bizneset dhe konsumatorët.

“Kthimi i konfidencës është parakusht që qytetarët të rrisin konsumin, e në anën tjetër bizneset të rrisin investimet dhe të ruajnë vendet e punës”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Gjilan ka rënë…