Rukiqi: SHBA-të, partner i fuqishëm për sektorin privat në Kosovë

20 janar 2021 | 12:00

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është takuar me John Jovanovic, drejtues i Korporatës Zhvillimore Amerikane (DFC), për Evropën Juglindore.

Me këtë rast, Rukiqi ka thënë se me Jovanovicin kanë biseduar për përfshirjen e kësaj korporate amerikane në financimin e projekteve të sektorit privat në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbetën partner i fuqishëm për sektorin privat në Kosovë. Sot në takim me John Jovanovic, drejtues i Korporatës Zhvillimore Amerikane (DFC), për Evropën Juglindore, vazhduam diskutimet për përfshirjen e kësaj korporate amerikane në financimin e projekteve të sektorit privat në Kosovë”, ka shkruar Rukiqi në profilin e vet në “Facebook”.

Ai më tej ka thënë se me fokus të veçantë në këtë takim u diskutua për sektorin e energjisë.

“Në fokus të veçantë projektet në energji, projektet që mundësojnë integrimin në tregjet globale të furnizimit (nearshoring) dhe instrumentet e reja financiare për përkrahje të bizneseve fillestare dhe te NVM-ve. Vazhdimësia e përkushtimit amerikan, në përkrahje të Kosovës, u konfirmua edhe nga sekretari i nominuar Blinken, gjate dëgjimeve për konfirmim në Senatin Amerikan”, u shpreh Rukiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mihrije Fejza nga Drenoci i Klinës, shpall të pavlefshme dëftesën…