Rukiqi: Tubimet elektorale po i bëjnë të pavlera masat anti-Covid

10 janar 2021 | 21:15

Rukiqi: Tubimet elektorale po i bëjnë të pavlera masat anti-Covid
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj tubimeve elektorale që po organizohen në hapësira të mbyllura nga subjektet politike, ku me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve po shkelen masat anti-Covid.

Rukiqi e quan të pakuptimtë ndalimin e ahengjeve dhe ngjarjeve të tjera, derisa nëpër restorante mblidhen dhjetëra persona.
“Tubimet e fundit elektorale, me dhjetëra persona në hapësira të mbyllura, i bëjnë të pavlera, të gjitha masat kufizuese, për parandalimin e pandemisë”, ka shkruar Rukiqi në “Facebook”.

Më tej ai pyet se “si mund të arsyetohet, tash e tutje, ndalesa për organizimin e ahengjeve dhe ngjarjeve?” .
“Si mund të arsyetohet kufizimi i orarit të punës?? Politikanët edhe qytetaret e tjerë janë të barabartë para ligjit. Hipokrizi e llojit të vet është që të njëjtit që premtojnë sundim te ligjit, të vazhdojnë natën dhe ditën të shkelin ligjin”, ka thënë Rukiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Rrahmani sot mund të ketë kaluar 45 minutat më…