
Rumania mban zgjedhjet presidenciale pas anulimit të raundit të parë
Rumunët votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri, pas anulimit të zgjedhjeve të nëntorit për shkak të akuzave për mashtrim dhe ndërhyrje nga Rusia.
Kandidati fitues i raundit të parë, Calin Georgescu, u përjashtua nga gara aktuale.
Zgjedhjet e sotme zhvillohen mes nacionalistit George Simion, lider i partisë AUR, dhe tre kandidatëve centristë: kryebashkiakut të Bukureshtit Nicusor Dan, liberalit Crin Antonescu dhe të pavarurës Elena Lasconi.
Në garë janë edhe shtatë kandidatë të tjerë. Nëse askush nuk fiton mbi 50% të votave, do të ketë balotazh më 18 maj.
Zgjedhjet po ndiqen me vëmendje nga SHBA, BE, Ukraina dhe Rusia, për shkak të rolit strategjik të Rumanisë në rajon. Simion, i cili ka ndërtuar fushatën mbi pakënaqësinë ndaj ndihmës për refugjatët ukrainas, mohon se është pro-rus.
Analistët paralajmërojnë se fitorja e tij mund të ndikojë ndjeshëm në politikat e sigurisë dhe mbështetjen ndaj Ukrainës.
Diaspora rumune, me rreth një milion votues të regjistruar, pritet të luajë rol kyç në rezultatin përfundimtar.