Rummenigge: Lewandowski qëndron te Bayerni

26 mars 2018 | 14:19

Robert Lewandowski do të qëndrojë te Bayern Munchen edhe sezonin e ardhshëm.

Karl-Heinz Rummenigge është pikërisht ai që e konfirmoi këtë në një intervistë për revistën “Kicker”, duke iu kundërpërgjigjur me forcë interesit të Realit të Madridit për sulmuesin polak.

“Vë bast se Lewandowski do të jetë pjesë e Bayernit edhe sezonin tjetër. Askush nuk mund të blejë një futbollist të Bayernit pa dëshirën e klubit”, ka thënë Rummenigge, i cili kujtoi edhe atë çfarë ndodhi në vitin 2008 me Franck Ribery, kur Chelsea ofroi 80 milionë euro për të, së bashku me kartonin e Jose Bosingwa, ofertë që në atë kohë u refuzua nga klubi “bavarez”.

Këtë pozicion, kampionët e Gjermanisë po e mbajnë edhe me Lewandowskin, i cili së fundmi është vënë në qendër të zërave spekulative për largimin e tij nga “bavarezët”.

Fakti që polaku ndryshoi agjent ditët e fundit nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka shtuar këto zëra, edhe pse Lewandowski ka një kontratë me Bayernin deri në vitin 2021, kontratë në të cilën nuk ekziston asnjë klauzolë e zgjidhjes së saj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një robot me emrin Charles është i aftë që të…