
Rummenigge: Mourinho dëshironte të vinte në Bayern
14 nëntor 2021
| 17:52
Ish-drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka deklaruar se trajneri Jose Mourinho ishte i interesuar për të marrë stolin e klubit gjerman. Tekniku portugez që tani është në krye të Romës, dëshironte të bëhej trajner i “Bavarezzëve”, por klubi gjerman nuk ishte i interesuar.
Rummenigge zbuloi se Mourinho para disa viteve donte kalimin në Gjermani për të qenë në krye te Bayernit.
“Para disa viteve donte të vinte te Gjermani për të stërvitur Bayern, por nuk kishte ndonjë ndjenjë që ishte trajneri i duhur për Bayernin. Ai më impresionoi gjithmonë mua personalisht. Shpresoj që të këtë sukses te Roma, sepse duhet të fitojë çdo ditë”, ka deklaruar Rummenigge për “Rai Sport”.