Rummenigge: Ndeshja City – Liverpool, më e mira në pesë vjetët e fundit

15 prill 2022 | 11:42

Ish-presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka thurur elozhe për ndeshjen mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt, ndeshje kjo që u zhvillua në fundjavën e kaluar.

Dueli mes Cityt dhe Liverpoolit u mbyll baras 2-2, ndeshje kjo një nga më të mëdha këtë sezon të garave në Premier League.

Rummenigge thotë se klubet angleze janë shumë të forta.

“Ka dy klube angleze dhe dy klube spanjolle në gjysmëfinale të Champions League. Kjo tregon statusin aktual të futbollit evropian”, tha ai.

“Klubet në Angli janë shumë të forta. Barazimi 2-2 midis Manchester City dhe Liverpool ishte ndeshja më e mirë që kam parë në pesë vjet”, theksoi ikona e futbollit gjerman.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Rita Ora është shfaqur e lumtur derisa ajo e…