Rumunët gjejnë një “kundërshtar” tjetër në Prishtinë

14 gusht 2025 | 08:41

Drita do të përballet sonte në sfidën e dytë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Europa League kundër Steaua të Bukureshtetit (FCSB) në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

Skuadra rumune ka arritur në Prishtinë të mërkurën, ndërsa kanë zhvilluar edhe një seancë stërvitore.

Trajneri i tyre ka pasur fjalë të mira për Dritën, por edhe për infrastrukturën sportive në vend, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, mediat në Rumani, pos që po e konsiderojnë ndeshje të vështirë atë kundër skuadrës kosovare, kanë gjetur edhe një “kundërshtar”.

Sipas tyre, temperaturat në Kosovë janë mjaft të larta. Të enjten, më 14 gusht, në ditën e ndeshjes midis Dritës dhe FCSB-së, raportohet për temperatura deri në 34 gradë Celsius gjatë ditës, kurse në mbrëmje pritet të bien pak.

Sipas mediave rumune, në kohën e ndeshjes do të jetë 27 gradë, një temperaturë mjaft e lartë për lojtarët e të dy ekipeve. Në të njëjtën kohë, “Digisport” thotë se FCSB do të duhet të përballet edhe me atmosferën e nxehtë në Prishtinë, ku Drita pret mbi 10,000 mbështetës.

Ndeshja e parë përfundoi në të mirë të rumunëve, 3-2, ndonëse Drita pati epërsinë e dyfishtë për pjesën më të madhe të kohës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka vendosur kufizime të pjesshme ndaj aplikacioneve të njohura…