Rusët i harrojnë dokumentet sekrete, Ukraina publikon se çfarë ka në to

02 mars 2022 | 16:54

Njëra prej njësive të Forcave të Armatosura të Ukrainës ka bërë me dje se “okupatorët rusë po humbasin jo vetëm pajisje dhe ushtarë”.

Përmes rrjeteve sociale, forcat ukrainase kanë njoftuar se rusët kanë lënë edhe dokumente sekrete “nga paniku”.

Forcat ukrainase kanë thënë se në dokumente ka planifikim për luftën me Ukrainën, të miratuara më 18 janar të këtij viti. Sipas tyre, në dokumente përshkruhet se pushtimi duhet të zhvillohet brenda 15 ditësh.

“Dhe ne do t’u themi një gjë okupatorëve rusë: lërini pajisjet dhe dokumentet sekrete, do të na duhen, e para – për mbrojtësit tanë, dhe e dyta – për Hagën”, është thënë në postimin e forcave ushtarake të Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanye West ka nisur një lidhje me sozinë e Kim…