
Rusët pushtojnë administratën shtetërore në Kherson
03 mars 2022
| 15:41
Trupat ruse kanë pushtuar plotësisht ndërtesën e administratës shtetërore në Kherson, sipas kreut të administratës, Hennadiy Lahuta.
“Ne nuk kemi hequr dorë nga detyrat tona”, ka shkruar Lahuta në rrjetet sociale.
“Stafi operativ rajonal, të cilin unë drejtoj, vazhdon të punojë dhe të trajtojë çështje urgjente për të ndihmuar banorët e rajonit. Ne jemi në pritje të ndihmës humanitare”, ka shkruar ai.