Rusët që kryen masakër në Bucha të Ukrainës, të gatshëm të vijnë në Kosovë

27 dhjetor 2022 | 08:30

Pjesëtarët rusë që kanë marrë pjesë në masakrën e Buchas në Ukrainë, kanë konfirmuar se janë të gatshëm të vijnë edhe në Kosovë, për të ndihmuar grupet ekstrsmiste serbe dhe ato ruse.

Sipas një njoftimi në Telegram, thuhet se ata do të janë në krahë, siç i kanë quajtur, të vëllezërve serbë, raporton Express.

“Kam folur me një pjesëmarrës që ishte pjesëmarrës në sulmin e Kyivit, rrethimin e Buchas (ai tregoi se si Khokhlonazi më pas masakruan civilët atje) dhe Kherson. Në të njëjtën kohë kemi diskutuar edhe për situatën në Kosovë. Ai thotë se, nëse fillon konflikti në Kosovë, atëherë do të nxitojmë të vijmë atje.  Luftoni për vëllezërit serbë”, përfundon njoftimi i Orlovi.

Kujtojmë se nga fillimi i luftës në Ukrainë, janë regjistruar mijëra vrasje të civilëve dhe përdhunime të kryera nga pjesëtarët e ushtrisë ruse të Vladimir Putinit, e pas çlirimit të disa qyteteve janë gjetur dhjetëra varreza masive.

Një prej vendeve ku u kryen vrasjet më mizore në Ukrainë është Bucha në afërsi të Kyivit, ku forcat ruse nuk kishin kursyer askënd.

Trupat e pajetë të shpërndarë nëpër rrugë ishin fotografuar në kohën kur ky rajon ka qenë i okupuar nga trupat ruse, dëshmi se prapa kësaj masakre qëndron Kremlini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një politikan rus, i cili kritikoi luftën e Vladimir Putinit…