
Rusët tentuan të më kapin të gjallë mbrëmë, ua prishëm planin
26 shkurt 2022
| 14:56
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka bërë një video-adresim, duke thënë se forcat e vendit të tij kanë ndaluar një plan rus për ta kapur atë brenda natës dhe për të instaluar udhëheqësinë e tyre.
Ai gjithashtu u bëri thirrje rusëve që të bëjnë presion ndaj Presidentit Vladimir Putin për të ndaluar pushtimin, transmeton “Epoka e re”.
“Ne e kemi prishur planin e tyre,” tha Zelensky.
Forcat ukrainase kishin nën kontroll Kievin dhe qytetet kryesore përreth tij, tha ai.
“Ukraina ka fituar të drejtën për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian”, shtoi ai.
Ukraina nuk është aktualisht anëtare e BE-së, por ka përfshirë në kushtetutën e saj aspiratat e saj për t’u bashkuar me bllokun evropian.