Rushiti: Nuk ndihem se u bëra pjesë e kalkulimeve, rrugëtimin do ta vazhdoj në organizatën time

29 prill 2026 | 00:45

E propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje për presidente, Feride Rushiti ka thënë se nuk ndihet pjesë e kalkulimeve të kësaj partie.

Ajo në një konferencë për media, u shpreh se e mori vendimin në momentin e fundit, derisa konfirmoi se rrugëtimin do ta vazhdojë në organizatën e saj, e jo në politikë.

“Asnjë moment s’e kam ndjerë që jam pjesë e kalkulimeve, s’do të isha sot këtu. Pasi e kam parë që janë konsumu të gjitha mundësitë dhe propozimet, dhe prandaj kur jam ulë me bisedu pas shumë kërkesave, jam ulë dhe e kam pa vetën që mund të jem person unifikues pasi kam bashkëpunuar me të gjithë qeveritarët e mëhershëm.

Unë përfaqësoj një organizatë, na keni ndjek në rrugëtimin tonë 30 vjeçar, adresa ime do të vazhdojë atje, e bëra këtë lëvizje vetëm me i kontribu vendit me idale nga ky ngerc politik.

Kam vendosur dje pasdite, ka qenë momenti i fundit, edhe koha për me bashkëbisedu me partitë opozitare ka qenë e limituar. Ka pasë shkëmbime jo direct, po përmes individëve të ndryshëm. Të gjithë partitë më njohin, kam bashkëpunu me të gjithë liderët politikë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shpërndarjes së Kuvendit, ekipi i ish-Presidentes Vjosa Osmani ka…