Rusi, mbi 8 mijë raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit
16 qershor 2020
| 10:37
Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë regjistruar 8,248 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 545,458 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 193 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 7,284, shkruan “Reuters”.
Rusia është në mesin e vendeve me më së shumti të infektuar me Covid-19 në botë, por ka dukshëm më pak viktima se Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe vendet kryesore evropiane.
Pavarësisht numrit të madh të rasteve të reja, qeveria ruse ka vendosur të largojë një pjesë të masave kufizuese.