Rusia, 8 599 të infektuar e rekord të viktimave nga koronavirusi për 24 orë

24 maj 2020 | 10:43

Gjatë 24 orëve të kaluara nga koronavirusi në Rusi kanë vdekur 153 persona. Kjo është shifra më e lartë për periudhën njëditore deri më tani. Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 3 541, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 8 599 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 344 481 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Rusia është në mesin e tri vendeve me më së shumti raste të koronavirusit në botë, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Brazilin, por ka numër mjaft të vogël të viktimave.

Pavarësisht prej rasteve të reja, qeveria ruse ka filluar t’i largojë masat kufizuese të cilat ishin marrë herët për ta luftuar përhapjen e sëmundjes së re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një parukiere në shtetin e Missourit, SHBA, ka infektuar me…