Rusia bllokon dënimin e agresionit, nuk kalon rezoluta e Shqipërisë dhe SHBA-së

26 shkurt 2022 | 00:06

Nuk ka kaluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rezoluta e Shqipërisë dhe SHBA-së që dënon Rusinë për agresionin ndaj Ukrainës.

Shqipëria, që është një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, bashkë me SHBA-në ka propozuar që me anë të një rezolute Rusia të dënohet.

Megjithatë, si anëtare e përhershme, Rusia ka edhe të drejtën e vetos dhe e ka përdorur këtë të drejtë, andaj rezoluta ka dështuar.

Por shumë shtete kanë befasuar me votën tyre. E para Kina, një aleat i Rusisë, që ka abstenuar.

Më poshtë është lista e votimit të shteteve:

PRO

– SHBA

– Britania e Madhe

– Franca

– Norvegjia

– Irlanda

– Shqipëria

– Gaboni

– Meksika

– Brazili

– Gana

– Kenia

Kundër

– Rusia

Abstenim

– Kina

– India

– Emiratet e Bashkuara Arabe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden ka shpenzuar një kapital të madh…