
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit
24 korrik 2025
| 08:10
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se Ukraina mori një grup tjetër ushtarësh që ishin të burgosur.
Shkëmbimi ishte pjesë e dakordimit gjatë raundit të fundit të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, gjatë muajit qershor, raporton Sky News.
Zelensky shtoi se më shumë se 1 000 ukrainas ishin liruar në total falë marrëveshjeve të arritura në Stamboll muajin e kaluar.
Zelensky tha se është e rëndësishme që shkëmbime të tilla të vazhdojnë, por nuk i përmendi bisedimet e paqes apo propozimin për shkëmbime të mëtejshme të ngritura midis delegacioneve atje.