Rusia humb edhe një gjeneral në luftën kundër Ukrainës

17 prill 2022 | 15:40

Rusia ka humbur një tjetër gjeneral në luftën kundër Ukrainës. Sipas asaj që raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, bëhet fjalë për zëvendëskomandantin e ushtrisë së 8-të të forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov. Ai u shpreh: “Vladimir Petrovich Frolov pati një vdekje heroike në betejë me nacionalistët ukrainas”.

Guvernatori tha se Frolov “sakrifikoi jetën e tij që fëmijët, gratë dhe të moshuarit në Donbas të mos dëgjonin më shpërthime bombash…”

Megjithatë, shumica e bombardimeve në Ukrainë është duke u kryer nga Rusia. Gjatë gjithë luftës, disa gjeneralë rusë dhe personel ushtarak të rangut të lartë raportohet të kanë humbur jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Igor Mykolaichuk, me flokë gri dhe me një zë të…