Rusia i frikësohet fushatës bombarduese të NATO-s, e ndërlidhin situatën me rastin e Kosovës

15 shkurt 2022 | 15:23

Ministri i Punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se shteti i tij shpreson që në rajonin juglindor të Ukrainës, Donbas, të mos përsëritet rasti i Kosovës në vitin 1999.

Ministri i Punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, teksa e ka komentuar tërheqjen e vëzhguesve të OSBE-së në Donbas, ka thënë se shteti i tij shpreson që në rajonin juglindor të Ukrainës, Donbas, të mos përsëritet rasti i Kosovës në vitin 1999.

Kjo pasi që, e njëjta ndërlidhet me tërheqjen e misionit të OSBE-së, që u bë sinjal për nisjen e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

“Shpresoj që historia e misionit të OSBE-së në Kosovë, kur tërheqja e saj u përdor si shkas për agresionin e NATO-s, të mos përsëritet në Donbass”, ka thënë Lavrov.

Në një konferencë për media me homologun e tij polak, Zbigniew Rau, ai tha se “shpresoj që [vëzhguesit e OSBE-së] të jenë tërhequr nga faktorë si koronavirusi, infektimet ose për të pushuar”.

“Sepse, duke e ditur që vendet në fjalë, në fakt, që janë në vijën e parë të kësaj organizate terroriste informative, mua pa dashje më shko mendja që ata mund të kenë mendime të fshehta”, deklaroi Lavrov.

Ndërsa mediat amerikane kanë raportuar se administrata e këtij shteti në mes të tensioneve në mes të Rusisë e Ukrainës, synon të tërheqë mbikëqyrjen nga misioni i OSBE-së.

Të dielën mediat kanë raportuar se një pjesë e stafit monitorues mund të largohet nga Donetsku.

Ndërkohë, të martën, Rusia ka njoftuar se ka tërhequr një pjesë të ushtrisë së mbledhur në kufi me Ukrainën.

Pas tërheqjes, ky shtet është deklaruar se dështoi “propaganda e Perëndimit për luftë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"INXHINJERIA -M.M" Sh.p.k. me numër unifikues: 810030718, shpall të pavlefshme…