Rusia i kërkon shpjegim Holandës për atasheun e saj në Hagë

31 tetor 2022 | 15:12

Ministria e Jashtme ruse ka ftuar në bisedë ambasadorin holandez në shenjë proteste për atë që pretendon se ishte tentim nga inteligjenca britanike për të rekrutuar atasheun ushtarak rus në Ambasadën ruse në Hagë.

Në deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha më 31 tetor se u bën thirrje autoriteteve holandeze që të ndalojnë “shtetet që Holanda i quan aleatë” nga ndërmarrja e veprimeve të tilla “jomiqësore”.

Rusia po ashtu ka paralajmëruar Holandën se mosndërmarrja e veprimeve mund të çojë “në degradimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe”.

Rusia ka pretenduar më 20 tetor se një përfaqësues i shërbimit të inteligjencës britanike ka tentuar të rekrutonte atasheun ushtarak në Ambasadën ruse në Hagë.

As qeveria holandeze, e as inteligjenca britanike nuk kanë komentuar për këtë akuzë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi turk i Galatasarayt është i vendosur ta mbajë sa…