Rusia kërkon kontrollin e plotë të Donbasit dhe Ukrainës jugore

22 prill 12:13

Rusia po planifikon të marrë kontrollin e plotë të Donbasit dhe Ukrainës jugore si pjesë e fazës së dytë të operacionit të saj ushtarak në vend, ka thënë një komandant i lartë ushtarak rus.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan gjeneralmajor, Rustam Minnekayev, zëvendëskomandant i qarkut ushtarak qendror të Rusisë, të ketë thënë se Moska gjithashtu planifikon të krijojë një korridor tokësor midis Krimesë, të cilën e aneksoi në 2014, dhe rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore, raporton “BBC”.

“Që nga fillimi i fazës së dytë të operacionit special, i cili tashmë ka filluar vetëm dy ditë më parë, një nga detyrat e ushtrisë ruse është të vendosë kontrollin e plotë mbi Donbasin dhe Ukrainën jugore. Kjo do të sigurojë një korridor tokësor për në Krime, si dhe të ndikojë në objektet jetike të ekonomisë ukrainase”, citohet të ketë thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza 20-vjeçare e ish-presidentit Barack Obama është në lidhje me…