Rusia krijon një zonë ndalim-fluturimi mbi rajonin e Donbasit në Donetsk

18 mars 2022 | 10:39

Një zyrtar separatist pro-rus në Donetsk ka thënë se është krijuar një zonë ndalim-fluturimi mbi rajonin e Donbasit, sipas një agjencie ruse të lajmeve.

Rajoni, i cili është pjesë e Ukrainës lindore, përbëhet nga Donetsk dhe Luhansk, shkruan Skynews.

Ato kontrollohen pjesërisht nga separatistët pro-rusë, të cilët i përcaktojnë rajonet si Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut.

Çfarë është një zonë ndalim-fluturimi?

Është folur shumë për zona të ndaluara për fluturime gjatë këtij konflikti me Ukrainën që i bën thirrje Perëndimit që të vendosë një zonë mbi territorin e saj.

Një zonë e ndaluar fluturimi është një ndalim për të gjithë ose disa lloje të avionëve që fluturojnë nëpër një hapësirë ajrore të caktuar.

Ata që vendosin zonën e ndalim-fluturimit duhet të jenë të gatshëm të rrëzojnë çdo avion që shkel hapësirën.

Lëvizja mund të përdoret për të mbrojtur objektivat në terren, të tilla si civilët që ikin drejt sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 23-të në Art Motion Superligën…