Rusia llogarit dëmet që i ka shkaktuar ushtrisë ukrainase

17 prill 2022 | 08:19

Ushtria ruse ka bërë një bilanc të dëmeve që i ka shkaktuar ushtrisë ukrainase në më shumë se 50 ditë luftime që vijojnë të zhvillohen në këtë vend.

Sipas njoftimit të Forcave të Armatosura të Rusisë, ushtrisë ukrainase i janë shkatërruar 134 avionë dhe helikopter, 460 dronë, 2269 tanke dhe shumë mjete të tjera të blinduara që nga dita e parë e nisjes së ofensivës.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral-majori, Igor Konashenkov shprehet se forcat ukrainase kanë humbur rreth 23 mijë njerëz, përfshirë këtu mercenarë dhe luftëtarë të huaj deri më 16 prill.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Avionët luftarakë të Rusisë bombarduan Lvivin dhe Kievin të shtunën,…