Rusia ngre dyshime rreth zgjatjes së marrëveshjes mbi eksportin e drithit

10 mars 2023 | 14:13

Rusia ka njoftuar se marrëveshja historike që garanton eksportin e sigurt të drithit nga portet ukrainase në Detin e Zi po zbatohej vetëm përgjysmë, duke ngritur dyshime nëse do të lejonte zgjatjen e marrëveshjes që skadon javën e ardhshme.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e kaluar, synonte të parandalonte një krizë globale ushqimore, duke lejuar që gruri ukrainas i bllokuar nga sulmi rus të eksportohej në mënyrë të sigurt nga tre porte të Ukrainës.

Ajo u zgjat për 120 ditë në nëntor dhe do të rinovohet më 18 mars nëse asnjëra palë nuk e kundërshton këtë. Megjithatë, Moska ka sinjalizuar se do të pajtohet me një zgjatje vetëm nëse hiqen kufizimet që prekin eksportet e saj.

Eksportet bujqësore të Rusisë nuk janë në mënyrë direkte në shënjestër të sanksioneve të Perëndimit, por Moska thotë se sanksionet ndaj sistemeve të pagesave, industrive të logjistikës dhe sigurimit krijojnë pengesa për eksportimin e drithërave dhe plehrave të saj kimike.

“Ka ende shumë pyetje rreth destinacionit përfundimtar për pjesën më të madhe të grurit. Dhe, sigurisht, pyetjet rreth pjesës së dytë të marrëveshjeve janë të njohura për të gjithë”, ka pohuar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Rusia është ankuar se drithi ukrainas i eksportuar në bazë të marrëveshjes shkon në vendet e pasura. “Pjesa e dytë” i referohet një memorandumi mirëkuptimi me OKB-në që lehtëson eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave kimike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka publikuar një plan shpenzimesh…