
Rusia pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
07 prill 2022
| 18:26
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sapo ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në Nju Jork.
Rezultati konkret i votimit ishte: pro 93; kundër 24; abstenim 58.
Një veprim i tillë pason akuzat për krime lufte nga trupat e Kremlinit në Ukrainë.
Përpara se të hidheshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime të tmerrshme – duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin e Bucha.
Përfaqësuesi i Rusisë, Genadi Kuzmin, e dënoi votimin.