
Rusia po përpiqet ta ndajë Ukrainën në dysh
27 mars 2022
| 12:26
Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në dysh për të krijuar një rajon të kontrolluar nga Moska pasi dështoi të marrë nën kontroll të gjithë vendin, ka thënë sot kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase.
“Në fakt, është një përpjekje për të krijuar Korenë e Veriut dhe të Jugut në Ukrainë”, ka thënë Kyrylo Budanov në një deklaratë.
Ai shtoi se Ukraina së shpejti do të nisë një luftë guerile në territorin e pushtuar nga Rusia.