Rusia publikon pamjet sekrete të shpërthimit bërthamor
27 gusht 2020
| 08:11
Autoritetet ruse kanë publikuar disa pamje të rralla të shpërthimit më të madh bërthamor që është realizuar ndonjëherë, i shkaktuar nga bomba “Car” që u testua në Detin Barnet në vitin 1961.
Pamjet, të konsideruara sekrete deri më tani, tregojnë impaktin që ka shkaktuar bomba 50 megatonëshe e cila shpërtheu me fuqinë që do të kishin, 50 milionë tonë eksplozive konvecionalë ose, thënë ndryshe, ishte 3333 herë më e fuqishme se bomba e Hiroshimës.
Kamerat janë të pozicionuara disa milje larg vendit të shpërthimit dhe janë përshtatur që flash i bombës të mos i verbonte.
Pamjet janë mbajtur sekret nga Kremlini për 6 dekada dhe u shfaqën më 20 gusht nga agjencia bërthamore ruse Rosatom me rastin e 75-vjetorit të krijimit të saj.



