Rusia raporton rreth 8 000 raste të reja me Covid-19

01 maj 2020 | 12:26

Rusia ka raportuar 7.933 raste të reja pozitive me koronavirus  këtë të premte, shifra më e lartë ditore deri më tani.

Kjo do të thotë që totali i përgjithshëm i infektimeve në vend arrin në 114 431 raste.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 96 viktima duke e çuar numrin total në 1,169 vdekje.

Kjo shifër pasqyron numrin e përgjithshëm të infeksioneve që nga fillimi i shpërthimit. Deri më tani, 100,042 pacientë janë aktivë, ku për fat të keq 2,300 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Lajm i mirë është se 13,220 persona janë shëruar totalisht nga virusi i ri dhe janë rikthyer në shtëpi.

Këto shifra vijnë një ditë pasi kryeministri rus Mikhail Mishustin u shfaq në televizionin shtetëror duke informuar Presidentin Vladimir Putin me video konferencë se ai kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës, sot ka hyrë në ditën e 49…