Rusia, rreth 9 000 raste të reja të koronavirusit

25 maj 2020 | 10:37

Qendra për Menaxhimin e Krizave në Rusi njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 8 946 raste të reja të infektimeve me Covid-19. Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 92 viktima të reja, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në Rusi shkoi në 353 427 dhe shifra e të vdekurve në 3 633. Ndonëse për numër të infektimeve është vendi i tretë në botë, Rusia ka numër mjaft të ulët të viktimave.

Pavarësisht prej rasteve të reja, qeveria ruse ka filluar t’i largojë masat e kufizimit të lëvizjes me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike.

Rusia gjatë pandemisë është përballur me dy zjarre në spitale dhe një zjarr në shtëpinë për të moshuar, ku disa persona kanë vdekur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 2 vite më parë u përfol se këngëtarja Era…