
Rusia, rreth nëntë mijë raste të reja me koronavirus
30 maj 2020
| 11:19
Gjatë 24 orëve të kaluara në Rusi janë shënuar 8 952 raste të reja të koronavirusit. Përpos rasteve të reja të infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 181 raste fatale, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.
Shifra e të vdekurve ishte më e ulët se rekordi prej 232 rasteve që u shënuan të premten. Pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 4 555.
Në anën tjetër, shifra e përgjithshme e të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 396 575, që e vendos Rusinë në vendin e tretë në botë. Pavarësisht prej rritjes së madhe të rasteve të reja, qeveria ruse ka vendosur t’i largojë disa masa kufizuese dhe ta riaktivizojë ekonominë.