Rusia rrit me 25% shpenzimet e mbrojtjes

22 shtator 2023 | 15:57

Kryeministri rus Mikhail Mishustin në një deklaratë për mediet është shprehur se pritet që gjatë vitit 2024 Rusia të rrisë shpenzimet e saj në lidhje me mbrojtjen.

Sipas prezantimit planet buxhetore të qeverisë tregojnë se shpenzimet do të rriten në 36.6 trilionë ₽ (31.7 miliardë £) nga 29.1 trilion ₽ (25.2 miliardë £) të planifikuara për shpenzime këtë vit.

Ndërkohë kjo përfaqësonte një rritje prej mbi 25%.

Ndërkaq kujtojmë se në fillim të gushtit, sipas medieve të huaja thuhej se Rusia kishte rritur fshehurazi shpenzimet e saj për vitin 2023 në afro 81 miliardë paund  kështu që shifrat e vërteta mund të mos dihen për ne për vitin e ardhshëm.

Raporti pretendonte se Rusia ka përdorur një të tretën e shpenzimeve të saj publike për mbrojtjen këtë vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi me…