Rusia shënon për herë të parë 1,000 vdekje në ditë si pasojë e Covid-19

16 tetor 2021 | 15:29

Rusia ka regjistruar të shtunën brenda një dite 1,000 raste të vdekjes si pasojë e Covid-19, për herë të parë që kur ka nisur pandemia.

Kremlini ka kritikuar qytetarët rus nuk po vaksinohen.

Deri më tani, vetëm një e treta e popullatës në Rusi është vaksinës, për shkak të mosbesimit të madh ndaj vaksinave.

Numri prej 222,000 vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Rusi, është më i larti në Evropë, derisa vetëm të shtunën u shënuan 33,000 raste të infektimeve.

Qeveria ruse ka deklaruar se po i shmang masat mbyllëse sepse ekonomia nevojitet të mos ndalet së funksionuari.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shikuar nga kjo retrospektivë historike, rezulton që Kuvendi i Shkupit…