
Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë, Trump: Çfarë po ndodh
10 shtator 2025
| 18:21
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të parë pas goditjes së Polonisë me dronë luftarakë rusë.
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!” shkroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump në rrjetin e tij social Truth Social të mërkurën, pa dhënë komente të mëtejshme.
Dronët infiltruan hapësirën ajrore të Polonisë në orët e para të mëngjesit. Vendet evropiane aleate me Ukrainën fajësuan Rusinë për incidentin, teksa kryeministri polak Donald Tusk tha se “provokimi i fundit është pakrahasueshëm më i rrezikshmi” krahasuar me ato të mëparshmet.
Ndërkohë, zyrtarët rusë pretenduan se Varshava nuk dha asnjë provë për të vërtetuar se dronët ishin nga Moska.