Rusia sulmoi Ukrainën gjatë natës me 700 dronë dhe 50 raketa

05 tetor 2025 | 12:22

Rusia ka ndërmarrë një ndër sulmet më të mëdha ndaj Ukrainës kohët e fundit, duke bombarduar me të paktën 700 dronë dhe 50 raketa brenda një nate.

Bilanci i deritanishëm është të paktën 5 të vrarë dhe 10 të plagosur dhe konfirmimin e dha vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Në këtë situatë kërcënuese, edhe Polonia dërgoi avionë luftarakë për të garantuar sigurinë ajrore.

“Mbrëmë, Ukraina iu nënshtrua përsëri një sulmi të përbashkët rus: mbi 50 raketa dhe rreth 700 dronë sulmues”, njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Pesë persona u vranë në sulme, dhjetë u plagosën. Një tren që transportonte 110 aktivistë italianë gjithashtu i shpëtoi për pak bombardimit.

Grupi G7+ thirri sot një takim urgjent në përgjigje të sulmeve në rritje të Rusisë ndaj objekteve energjetike të Ukrainës përpara sezonit të dimrit.

“Sot, rusët kanë shënjestruar përsëri infrastrukturën tonë, gjithçka që siguron një jetë normale për popullin tonë. Ne kemi nevojë për mbrojtje më të madhe dhe zbatim më të shpejtë të të gjitha marrëveshjeve të mbrojtjes, veçanërisht për mbrojtjen ajrore, për ta privuar këtë terror ajror nga çdo kuptim. Një armëpushim i njëanshëm në qiell është i mundur dhe pikërisht kjo mund të hapë rrugën për diplomaci të vërtetë. Amerika dhe Evropa duhet të veprojnë për të ndaluar Putinin”, shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot shënohen 25 vjet nga rrëzimi i regjimit kriminal të…