Rusia sulmon me dronë ndërtesën e qeverisë ukrainase në Kiev

07 shtator 2025 | 09:47

Një zjarr i madh ka shpërthyer në ndërtesën e qeverisë së Ukrainës në Kiev, pasi copëza të dronit rus përfunduan mbi të.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka konfirmuar për së bashku me kryeministren ukrainase Yuliia Svyrydenko se zjarri ka shpërthyer, transmeton Telegrafi.

“Në qarkun Pecherskyi, ndërtesa e qeverisë është përfshirë nga zjarri si rezultat i copëzave të një droni që përfunduan mbi të. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, kanë shtuar dyshja.

Nuk raportohet për të lënduar, kurse ekipe të shumta të mjekëve kanë dalë në vendin e ngjarjes në rast se ka të lënduar për t’i trajtuar.

Svyryenko tha se kjo është hera e parë që ndërtesa e qeverisë është dëmtuar në një sulm rus – ku kulmi dhe katet e sipërme e kanë pësuar më së shumti.

Në natën mes 6 dhe 7 shtatorit, forcat ruse sulmuan Kievin me dronë dhe raketa.

E në orën 7 të mëngjesit në disa pjesë tjera të kryeqytetit ukrainas janë raportuar për tre të vrarë dhe 11 të plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të…