Rusia sulmon me raketë qytetin ukrainas në mes të bisedimeve për armëpushim, vriten disa persona

28 shkurt 2022 | 16:15

Një raketë ruse ka vrarë disa persona në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, edhe pse Kyiv dhe Moska janë duke  zhvilluar negociata për të arritur një armëpushim, njofton “The Guardian”.

Lajmi vjen disa orë pasi presidenca ukrainase ka njoftuar se i ka nisur negociatat me delegacionin rus në Kufirin me Bjellorusinë që që kanë për qëllim arritjen e një armëpushim të menjëhershëm për tërheqjen e forcave ruse.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u ka bërë thirrje trupave ruse që t’i braktisin pajisjet ushtarake nga fushëbeteja dhe të largohen për t’ia shpëtuar jetët e ushtarëve. Ai ka thënë se deri më tani janë vrarë 4 500 ushtarë rusë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot pesë muaj më parë, ekipi i Sheriff mposhti Real…