
Rusia urdhëron ushtrinë të zgjerojë ofensivën në Ukrainë
26 shkurt 2022
| 17:32
Ushtarëve rusë u janë dhënë urdhra që të zgjerojnë ofensivën në Ukrainë “nga të gjitha drejtimet” pasi Kievi ka refuzuar që të zhvillojë bisedime me Moskën në Bjellorusi, tha të shtunën Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Pasi pala ukrainase refuzoi procesin e negociatave, sot të gjitha njësive u është dhënë urdhri të zhvillojnë avancim nga të gjitha drejtimet në përputhje me planet operacionale”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i ushtrisë ruse, Igor Konashenkov.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës