Rusia: Vaksina “Sputnik V” është 100 % e efektshme

06 shtator 2020 | 13:43

Vaksinimi në masë i popullsisë kundër koronavirusit me vaksinën ruse “Sputnik V” do të nisë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Aleksandër Gintsburg, drejtues i institutit Gamaleja në Moskë që zhvilloi këtë vaksinë, ka deklaruar për mediet vendase se kjo vaksinë është 100% efektive. Sipas Gintsburgut, vaksina mbron të vaksinuarit nga të gjitha sasitë e dozave të  virusit me të cilat ata mund të jenë përballur.

Kreu i institutit Gamaleja thotë se vaksina është në fazat përfundimtare të testeve, gjatë të cilave synohet të vërtetohet se vaksina nuk jep efekte anësore të rrezikshme. Sipas tij, “Sputnik-V” e ka vërtetuar këtë.

Të shtunën, revista prestigjoze shkencore “Lanset” publikoi një raport ku flitej për rezultatet pozitive të kësaj vaksine. Kjo trumpetohet edhe nga kreu i institutit Gamaleja.

Megjithatë, në shkrimin e kësaj reviste citohen vetëm rezultatet e publikuara nga Ministria ruse e Shëndetësisë, që për OBSh-në janë prova të pamjaftueshme për t’i dhënë zyrtarisht Rusisë trofeun e vaksinës së parë kundër COVID-19 në botë.

OBSh, por edhe qeveri e ekspertë të ndryshëm në Perëndim, hedhin dyshime për efektshmërinë e vaksinës, pasi thonë se “Sputnik V” nuk i ka përfunduar ende të gjitha provat kilinike dhe autoritetet ruse janë nxituar në regjistrimin e kësaj vaksine.

Injektimet e para të vaksinës do të nisin në tetor me kategoritë më të rrezikuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten në Shtëpinë e Bardhë, nën bekimin nga Presidenti…