Rusia vret dy futbollistë ukrainas

01 mars 2022 | 23:47

Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë (FIFPRO) ka bërë të ditur se në mesin e viktimave në Ukrainë janë edhe dy futbollistë.

Ukraina po përballet me një luftë të ashpër nga Rusia, e cila po përpiqet ta pushtojë atë vend.

Deri më tani raportohet për një numër të madh viktimash nga kjo luftë, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e viktimave, tashmë është bërë e ditur se janë edhe dy futbollistë.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Vitalii Sapylo (Karpaty Lviv), i cili ka vdekur në luftimet afër Kievit.

Viktima tjetër është 25vjeçari Dmytro Martynenko (FC Gostomel), i cili vdiq nga bombardimi i shtëpisë së tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, tha të martën se Qeveria…