 
                    Rusia vret të paktën 25 civilë ukrainas dhe plagos mbi 100 të tjerë
                25 shkurt 2022
                |  13:04
            
        Bilance tragjike dhe të dhimbshme vijnë nga Ukraina, atje ku Rusia ka nisur pushtimin duke vrarë edhe civilë.
Sipas raportit të Zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, ka raporte se ka pasur të paktën 127 viktima civile në Ukrainë, me 25 të vrarë dhe 102 të plagosur, për shkak të “granatimeve dhe sulmeve ajrore”.
Zëdhënësja e kësaj zyre ka thënë se kjo ka të ngjarë të jetë një nënvlerësim pasi që numrat mund të jenë më të lartë.
Rusia ka nisur dje pushtimin e Ukrainës, mirëpo që ka hasur në rezistencë të fuqishme nga ushtria e popullsia ukrainase.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        