Rusia “zbutet”: Të gatshëm për rifillimin e bisedimeve me Ukrainën
Rusia tha të mërkurën se forcat e saj po vazhdojnë të bëjnë përparime rreth Pokrovskut, në përpjekje të shtuara të Moskës për të depërtuar në qytetin e rrënuar ukrainas, i cili, sipas zyrtarëve lokalë, është në gjendje të vështirë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se trupat e saj i dëbuan forcat ukrainase nga Sukhyi Yar, që ndodhet pak në jug të Pokrovskut – një zonë kyç për strategjinë e Kremlinit për të gjetur një pikëmbështetje për të avancuar në veri drejt dy qyteteve më të mëdha që ende kontrollohen nga Ukraina në rajonin e Donjeckut – Kramatorskut dhe Slovianskut.
Pokrovsku, një qytet me rreth 7.000 banorë – nga mbi 60.000 sa kishte para luftës – përmban nyje të rëndësishme rrugore dhe hekurudhore dhe ka qenë në rrezik nga rrethimi prej forcave ruse pothuajse gjatë gjithë këtij viti.



