Rusinovci ngushëllon familjen Kelmendi me rastin e ndarjes nga jeta të prof. Bakir Kelmendi

26 korrik 2020 | 11:45

Ushtruesi i detyrës së dekanit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, prof. dr. Imer Rusinovci, i ka shprehur ngushëllime familjes Kelmendi, me rastin e vdekjes së profesorit të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, Bakir Kelmendi.

“Me dhimbje mësova lajmin, se u nda nga jeta Bakir Kelmendi, profesor i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë. Në këto momente të rënda të dhimbjes, në emrin tim, studentëve dhe stafit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta, për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj”, thuhet në telegramin ngushëllues të u.d të dekanit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, prof. dr. Imer Rusinovci.

Ky është telegrami ngushëllues i Rusinovcit:

E nderuara familje Kelmendi, shumë të respektuar studentë dhe staf i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë

Me dhimbje mësova lajmin, se u nda nga jeta Bakir Kelmendi, profesor i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë. Në këto momente të rënda të dhimbjes, në emrin tim, studentëve dhe stafit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta, për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj.

Kujtojmë se profesor Bakir Kelmendi ishte shembull, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu Universitetit Haxhi Zeka në Pejë. Profesor Bakir Kelmendi, do të mbahet mend për profesionalizmin, bashkëpunimin dhe korrektësinë që kishte.

I qoftë i lehtë dheu !

Me ndjesinë dhe respektin më të thellë !

Sinqerisht,

Prof. Dr. Imer Rusinovci

UD. Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Prishtinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Genc Sermaxhaj ka thënë për “Epokën e re” se xhiroja…