Rusisë i dështon rezoluta në OKB për krizën humanitare në Ukrainë

24 mars 2022 | 08:13

Një rezolutë e hartuar nga Rusia nuk ka kaluar në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Rezoluta kishte të bënte me krizën humanitare në Ukrainë, por nuk përmendej roli i Moskës në luftë.

Rusia dhe Kina ishin të vetmet anëtare që votuan për, ndërsa 13 anëtarët e tjerë abstenuan.

Një rezolutë humanitare e hartuar nga Ukraina do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme në ditët në vijim, shkruan BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Dardanët” sot (e enjte) zhvillojnë miqësoren e parë të muajit…